Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaZviceranët kërkojnë edhe një javë pushim më shumë

Zviceranët kërkojnë edhe një javë pushim më shumë

Nëse zviceranët do votonin në referendum, atëherë atyre do u shtohej pushimi edhe për një javë, shkruan 20min.ch.

Zviceranët brenda vitit do merrnin 30.5 ditë pushim, nëse ata mund të caktojnë vet numrin e ditëve të lira. Kjo është bërë publike nga një studim i Xing, përcjell albinfo.ch. Mesatarisht punëtorët helvetë marrin 25.5 ditë të lira gjatë vitit, siç tregojnë shifrat e Zyrës Federale për Statistikë. Pra zviceranët do uronin që të kenë rreth një javë më shumë pushim.

Gjatë anketës janë plotësuar kushtet: marrja e pushimit nuk duhet të rezultojë me mos përfundimin e punës ose kolegët të punojnë orë më të ngjeshura për të plotësuar punëtorin që ka marrë pushimet.

Jo vetëm uratë

Caktimi i ditëve të lira në punë nuk është vetëm utopi: Sipas Xing disa firma zvicerane prej tani e kanë dhënë mundësinë për caktimin vetë të ditëve të lira gjatë vitit si firma amerikane “Netflix” ose Start-up Advanon nga Cyrihu.

A është kjo ide e mirë? 56 përqind e të anketuarve thonë se është mirë të caktosh vetë sa ditë pushim kërkon, ndërsa të tjerë përgjigjen se nuk mund ta paramendojnë, që ky sistem është i mirë. Megjithatë, dy të tretat e të rinjve 18 deri 24 vjeç, sistemi i përzgjedhjes vetë të ditëve të lira shihet si i mirë dhe funksional.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!