Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVrasja në Tetovë, 3 të akuzuar pranojnë fajin

Vrasja në Tetovë, 3 të akuzuar pranojnë fajin

Në Gjykatën Themelore të Tetovës sot ka vazhduar seanca gjyqësore për incidentin e armatosur më 5 prill në Reçicë të vogël ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi ndërsa u plagosën, Sabit Rexhepi dhe Florim Misini. Sipas informacioneve që Alsat M ka siguruar gjatë seancës gjyqësore të fjalëve hyrëse, katër të akuzuar Ridvan Dervishi, Lulzim Bitri, Halil Kamberi dhe Sabit Rexhepi kanë pranuar veprën e cila i ngarkohet, respektivisht pjesëmarrje në rrahje. Për këtë vepër Kodi Penal parashikon 3 muaj deri në 3 vite burg. Bekim Rexhepi nuk ka pranuar veprën për të cilën akuzohen tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Nga ana tjetër, të akuzuarit nga familja Misini, para trupit gjykues u prononcuar si të pafajshëm, pasi që sipas tyre kanë që viktima të rastit. Seancën e radhës, palët do të dëgjojnë fillimisht ekspertët që kanë bërë ekspertizat nga terreni, ndërsa më pas edhe dëshmitarët. Për këtë rast akuzohen gjithsej 13 persona.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments