Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriTërmeti dëmton godinën e kuvendit shqiptar, deputetët dalin menjëherë në rrugë!

Tërmeti dëmton godinën e kuvendit shqiptar, deputetët dalin menjëherë në rrugë!

Tërmeti që ka goditur këtë mesditë Shqipërinë ka qenë aq I fortë saqë ka sjellë panik në Tiranë.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë duke vrapuar jashtë godinave, përfshi këtu edhe deputetët dhe punonjësit e administratës. Madje në kryesinë e kuvendit tërmeti ka sjellë dhe disa të cara në godinë

Në kryesinë e kuvendit, deputetët që merrnin pjesë në seancat e komisioneve kanë dalë jashtë ambienteve të kuvendit.

Lëkundjet kanë qenë aq të forta saqë edhe punonjësit e kryeministrisë kanë dalë menjëherë nga godina, ashtu siç tregon dhe fotoja e mëposhtme, e postuar nga panorama.

Tërmeti ka patur si epiqendër zonën e Gjirit të Lalzit në Durrës dhe sipas të dhënave të deritanishme raportohet për një tërmet 5 ballë të shkallës Rihter./Gazeta Express

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments