Intervistë e shkurtër me
z.DRILON ISTREFI nga Veleshta e Strugës i cili jeton dhe vepron në Zvicër–pronar i Ndërmarrjes “ENRA Bauplanung”-Zvicër.
Struga Ekspres: z.Drilon mund të na tregoni si keni arritur deri këtu ku jeni sot,pra që të jeni pronar i një ndërmarrje e cila merret me ndërtimin e banesave dhe shtëpive,posaçërisht për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Zvicër?
Drilon Istrefi: Thonë se përpjekjet e kombinuara mund të thyejnë murin e pamundësisë.
Falenderimi i takon Zotit që na dha këtë mundësi dhe na bëri të mundur që me punë dhe sacrifice të integrohemi edhe neve si shumica e vëllezërve dhe motrave tona Shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.
Zvicra nuk është më ajo e viteve të 80-ta ku bashkëatdhetarët tanë punonin vetëm punë fizike,tani shqiptarët i gjen gjithkundi,edhe nëpër poste udhëheqëse shumë të rëndësishme.
Struga Ekspres: Me se merret konkretishtë ndërmarrja juaj?
Drilon Istrefi: Neve merremi me blerjen e tokës,rregullimin e gjithë dokumentacionit dhe ndërtimin e objekteve për banim,shtëpia ose banesa me principin me “çelsat në dorë” dhe padyshim ofrojmë mundesinë që dëshirat e klientit për një plan sipas dëshires dhe nevojes së tij të jenë primare.
Struga Ekspres: Si i keni çmimet në krahasim me ndërmarrjet tjera që merren me të njëjtin biznes?
Drilon Istrefi: Si ndërmarrje e cila njeh shkëlqyeshëm mentalitetin dhe mundësit e shqiptarëve,neve ofrojmë çmime jashtëzakonishtë favorizuese dhe të arritshme për klientët.
Struga Ekspres: Mesazhi juaj,për bashkëatdhetarët cili është?
Drilon Istrefi: Nuk ka vend më të mirë se shtëpia sidomos kur e din që është e jotja,ashtu siç i kemi edhe atje në vendlindjen tonë,prandaj dëshirat tona dhashtë Zoti bëhen realitet dhe mërgimtarët tanë,vëllezërit tanë integrohen dhe përforcojnë rrënjët bashkë me popujtë e tjerë që jetojnë dhe punojnë këtu në Zvicër.
Kjo është adresa e saktë e biznesmenit nga Veleshta e Strugës i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Emri i pronarit: Drilon Istrefi:
“ENRA BAUPLANUNG”
Harmettlenstrasse 12
6410 Goldau
ZVICER
TEL: 078/834 84 48