Një ditë më parë, New York Post solli rastin e një shqiptari nga Durrësi që mbas 25 vitesh u depërtua nga Amerika për shkak të dokumentacionit.
Sokol Vokshi u hip në avion pa pasur mundësi të takonte vajzat dhe bashkëshorten.
Por duket se rastet e tilla nuk kanë fund.
Sot zyra e emigracionit në SHBA kanë shtyrë datën e dëbimit në atdhe të një gruaje shqiptare.
Albana Ndocit, nënë e 3 fëmijëve, iu është dhënë afati për të qëndruar edhe një vit në SHBA.
“Po mendoja për vajzat e mia,”-u shpreh ajo.
40-vjeçarja tha se kishte shumë frikë se do ta deportonin në mënyrë të menjëhershme pasi dëgjoi një varg lajmesh për ndarjen e familjeve në qytete si edhe përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.
“Pashë shumë njerëz që mbanin njëri-tjetrin dhe qanë (pas kontrollit të tyre të ICE). Unë dola duke qarë me lot gëzimi,”-shtoi ajo e gëzuar. “Më thanë që nuk mund të largohesha sepse fëmijët e mi janë ende në shkollë. Unë isha duke menduar për vajzat e mia. Por më duhet të rikthehem përsëri pas një viti.
Një turmë e aktivistëve dhe zyrtarëve të zgjedhur të mbledhur në zyrat e ICE brohoritën kur e panë të dilte jashtë, duke u lehtësuar pasi Ndoci nuk do të ishte një tjetër viktimë e politikave të ashpra të emigracionit të Administratës Trump.