Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBE-ja i hapi dyert për Maqedoninë

BE-ja i hapi dyert për Maqedoninë

Hapet rruga për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të vitit 2019 nëse Maqedonia e mban përparimin reformues, posaçërisht në pjesën e prioriteteve urgjente reformuese, vendosi sot Këshilli i ministrave të BE-së pas debatit të gjatë për zgjerim, ku u shqyrtuan rekomandimet për negociata për Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Këshilli i ministrave pret që vitin e ardhshëm Komisioni evropian të përgatisë raport, ku fokusi duhet të vemndoset në reformat në administratën publike, luftën kundër korrupsionit, reformat gjyqësore dghe reformat në shërbimet kundërzbuluese.

“Në qershor të vitit 2019, nëse mbahet momenti i reformave në Maqedoni, shumë shpejtë pastaj do të konvokohet konferenca e parë ndërqeveritare, ku faktikisht do të fillojnë negociatat”, njoftoi korrespodenti i MIA-s.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka shprehur dëshirë që të fillojë me përgatitjet për negociata, diçka që Këshilli i BE-së e pranon.

“Më vjen mirë që Këshilli Evropian e ka ndriçuar rrugën drejt zgjerimit, sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas një debati të gjatë. Rruga drejt realizimit të bisedimeve inkuadruese në qershor të vitit 2019 është e qartë. Sinjal kyç për rajonin se progresi është shpërblyer dhe krucial për kredibilitetin e BE-së”, shkroi Han në Tuiter.

Ai tha edhe se “prej nesër” Komisioni do të fillojë me procesin e skriningut në sferën e sundimit të së drejtës. Skriningu është proces teknik në të cilin vlerësohet kapaciteti i shtetit kandidat për hapje të një kapitulli të caktuar. Kapitulli për sundimin e së drejtës duhet të hapet i pari dhe i fundit të mbyllet, në mënyrë që të sigurohet se reformat në këtë sferë janë të përhershme dhe të qëndrueshme.

Franca dhe Holanda, refuzuan çfarëdo lloj date për negociata për Maqedoninë, sepse konsiderojnë se përparimi reformues është tejet i freskët dhe ende nuk ka dhënë rezultate të përhershme.

Pas diskutimeve të mundimshme me vendet e tjera anëtare, është gjetur kompromis që megjithatë të vendoset datë, por nën kushte të caktuara.

Pas vendimit të Këshillit të ministrave të BE-së, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se kjo është edhe një ditë e madhe për Republikën e Maqedonisë, dhe një mirënjohje e madhe për vendin tonë, njofton Koha.mk.

Qeveria, ndërkaq, përmes kumtesës, theksoi se Bashkimi Evropian dhe liderët e të gjitha vendeve anëtare me këtë vendim e njohën Republikën e Maqedonisë si vend të ndryshimeve pozitive, në proces dinamik të reformave, inkluzivitetit dhe dialogut shoqëror.

“Ata në Republikën e Maqedonisë njohën shtetin i cili me vullnet të fuqishëm qëllimmirë politik i zgjidhë kontestet me fqinjët dhe vendin e qytetarëve të cilët treguan se kanë vizion të shprehur qartë për të ardhmen evropiane”, konsiderojnë nga Qeveria.

Paraprakisht, dje, ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, deklaroi se diskutimet në BE janë zhvilluar mes vendeve të cilat dëshirojnë fillim të negociatave me Maqedoninë deri në verën e vitit 2019 dhe atyre të cilët dëshirojnë që kjo të bëhet akoma më vonë.

Para takimit, mbështetja e fuqishme për fillim të negociatave erdhi nga Gjermania. Minsitri për Evropë në Minsitrinë gjermane të Punëve të jashtme, Mihail Rot deklaroi se Berlini është i gatshëm të japë dritë të gjelbër për fillim të negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev u dërgoi letra kryeministrave të vendeve anëtare të BE-së, nët ë cilat u bëri thirrje kolegëve të vet të mbështesin vendimin për fillim të negociatave inkuadruese të Republikës së Maqedonisë me BE-në me kornizë kohore të procesit, si vendim të bazuar në merita, dhe si vendim i cili është merituar kohë më aprë.

Maqedonia mori status të kandidates për BE në vitin 2005, por për shkak të kundërshtimit të Greqisë për shkak të kontestit me emrin, negociatat inkuadruese u shtyen edhe krahas raporteve pozitive dhe rekomandimeve nga KE-ja. Me marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë për emrin më 17 qershor, u mënjanua edhe pengesa e fundit formale që Maqedonia përfundimisht të marrë datë për negociata dhe ta vazhdojë procesin e eurointegrimit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!