Deputeti Vesel Memedi uron Taip Erdoganin për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Turqi duke e quajtur këtë të fundit udhëheqës të përgjegjshëm në momente dramatike, informon Struga Ekspres.
“Udhëheqja me botën në këto momente të lëvizjeve të mëdha tektonike është përgjegjësi e jashtëzakonshme. Të rallë janë ata që nuk ikin nga përgjegjësia që njerëzit ua japin në këto momente dramatike. Kjo fitore e Taip Erdoanit në Turqi është përgjegjësi e nivelit më të lartë, dhe ai deri më tani ka dëshmuar udhëheqësi të përgjegjëshme në momente dramatike. Turqia, dhe bota në përgjithësi, më shumë se kurdo herë, kanë nevojë për urtësi në udhëheqje.
Urime Turqisë për zgjedhjen e tyre.”, përfundon Memedi.
(Struga Ekspres)