Në Shkup tashmë ka nisur festa e qytetarëve që e mbështesin presidentin Rexhep Taip Erdogan. Ata thonë se i gëzohen fitores së pritur të tij për shkak të kujdesit të dëshmuar të tij për shqiptarët edhe për Ballkanin në përgjithësi
Qytetarë tashmë kanë dalë në Çarshi për të dëshmuar mbështetjen për presidentin turk. Ata thonë se e duan Erdoganin për shkak se ai kujdeset për gjithë Ballkanin dhr jo vetëm për Turqinë.
“Ne sot festojmë sepse Erdoan nuk ka bërë vetëm për Turqinë, por ka bërë për të gjithë Ballkanin. Prandaj edhe kem ndjenjën të festojmë bashkë me gjithë Turqinë sot”, deklaroi një qytetare. Një qytetare tjetër thotë se shpreson që presidenti Erdogan të jetë përfaqësues i gjithë myslimanëve në botë.
“Jemi duke i pritur rezultatet. Inshallah fiton Rexhep Erdogani. Sepse si të fitojë ai fiton umeti. Ka bërë dua krejt dynjajë për atë, si në Siri, në Afganistan, si në Palestinë, në Kudus dhe Inshallah nuk fiton veç Turqia, por fiton krejt bota islame. Inshallah është lider i krejt muslimanve. Deri në vdekje jemi me atë”.
Me rastin e zgjedhjeve në Turqi tashmë në Qendrën e Çarshisë është bërë gjithçka gati për t’u festuar pas numërimit të të gjitha votave dhe shpalljes së fitores së pritur të presidenrit Rexhep Erdogan dhe të partisë së tij. Mefail Ismaili /SHENJA/