
Ndryshimet e para janë bërë tashmë pas nënshkrimit të Marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë mbi emrin, pasi BBC e ka quajtur tashmë vendin si Maqedonia Veriore në hartën e saj.
BBC në raportin e saj dedikuar marrëveshjes për emrin të arritur nga Zaev dhe Cipras, ndryshoi emrin e Maqedonisë në hartën e saj.
 
 
 

 
		 
 
		 