Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZaev: Në fund të këtij muaji, pres të fillojmë bisedimet për në...

Zaev: Në fund të këtij muaji, pres të fillojmë bisedimet për në BE

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në seancën në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë tha se marrëveshja në fjalë nënkupton marrëveshje të dinjitetshme dhe e pranueshme nga të dyja palët, me të cilën përgjithmonë vërtetohet identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase. qytetarët do ta sjellin vendimin përfundimtar për çështjen e emrit.
Zaev gjithashtu theksoi se marrëveshja është mbështetur nga të gjithë partnerët ndërkombëtar, dhe nga kjo marrëveshje do të hapen dyert e Maqedonisë drejt të ardhmes Evropiane. Gjithashtu tha se pret që do të merr Maqedonia datë për bisedimet me BE-në, nga Këshilli i BE-së deri në fund të muajit me çka sipas tij endrra do të bëhet realitet.

Ndryshe dërgoi mesazh për unitet për interesat e përbashkëta, kurse në seancën e sotme për ratifikimin e marrëveshjes, deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk janë prezent sepse siç paralajmëruan nga dje, do e bojkotojnë punën e Kuvendit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments