Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMPB: Ka policë të lënduar dhe objekte të dëmtuara

MPB: Ka policë të lënduar dhe objekte të dëmtuara

Policia jep bilancin e protestave të një ditë më parë para Kuvendit të Maqedonisë. Nga përleshja mes janë lënduar policë dhe protestues ndërsa dëme janë shkaktuar në prona publike dhe private.
“Janë lënduar 10 policë. 7 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. 26 janë arrestuar. Rreth 50 persona gjatë largimit nga Kuvendi janë drejtuar kah sheshi Maqedonia dhe kanë sulmuar dy objekte hotelierike ku kanë shkatërruar inventarin dhe kanë krijuar panik tek të pranishmit. Në afërsi të një hoteli është djegur një veturë. Zjarri është lokalizuar nga ekipet e zjarrfikësve” – thanë nga Ministria e Brendshme.

Deri tek ndërhyrja policore ka ardhur pas përshkallëzimit të situatës. Dikasteri i Brendshëm njofton se protestuesit kanë sulmuar policinë dhe Kuvendin.

“Disa protestues, pjesa më e madhe të maskuar, me dhunë kanë shtyrë rrethojat tek Kuvendi dhe kanë hedhur gur dhe gjësende të forta bashkërisht me mjete piroteknike drejt godinës së Kuvendit dhe kordonit policor. Në të njëjtën kohë ka pasur tentativa për t’u futur në Kuvend” – pohojnë nga Ministria e Brendshme.

Pas protestës, rrjetet sociale janë mbushur me fotografitë e një zonje e cila sipas protestuesve është rrahur brutalisht nga policia. Pas verifikimit, rezulton që fotografia të jetë huazuar nga mediat në gjuhën serbe dhe publikuar në Maqedoni. Kjo sipas policisë është bërë me qëllim të rritjes së tensioneve. Rastet që kanë bërë thirrje nëpër rrjete sociale dhe personat të cilat në protestë janë parë duke nxitur turmën, por që në të njëjtën kohë kanë pasur maska në fytyrë janë duke u identifikuar nga policia. Zyrtarisht nuk dihet organizatori, por në krye të protestës u panë ish zyrtari i VMRO-DPMNE-së, Filip Petrovski dhe kryetari i partisë Maqedonia e Bashkuar, Janko Baçev i cili mbrëmë me flamurin e Federatës Ruse u pa në ballë të protestës. Baçev ishte i pari i cili u ngjit sipër makinës së policisë duke valëvitur flamurin rus dhe duke bërë thirrje për rezistencë. Në këtë kontekst, Prokuroria Publike ka njoftuar se pas sigurimit të dëshmive materiale është duke proceduar zhvillimet e fundit. Sipas organit të akuzës, për protestën e mbrëmshme po hetohet edhe roli i personave me funksione publike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!