“Marrëveshja e arritur mes dy Kryministrave të Maqedonisë dhe Greqisë për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare te kontestit të emrit të Maqedonisë me Greqinë me ndërjmetësimin dhe përkushtimin e plotë të BE dhe SHBA-ve, i jep fund një problemi që ka zgjatur me dekada, duke mundësuar integrimin e RM ne BE dhe NATO, paraqet një moment për ta vlerësuar, dhe inkurajuar, dhe si tillë do të hapë rrugë dhe perspektive euro-atlantike për qytetarët e saj”, theksoi zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti
Ai shtoi se për detajet e Marreveshjes organet e partisë, Kryesia Qëndrore dhe Akademia Politike e ASH, do japin vlerësimin dhe vërejtjet eventuale.
“Falenderojmë faktorin ndërkombëtar, shtetet e BE dhe SHBA, për kontributin e
jashtëzakonshëm për ti detyruar palët në gjetjen e kompromisit më të favorshëm dhe me pranueshëm për të gjithë. Tani e tutje, Qeveria e RM, duhet ti përmbush detyrimet ne aspektin e reformave në drejtësi, zhvillimit ekonomik si dhe shume çeshtje tjera qe e rregullojnë mirëqenien ekonomike dhe politike te qytetarëve të saj për të cilët ne si ASH kemi vlersuar se ka ngecje, dhe nuk janë në kuadër të dinamikës integruese”, theksoi Bexheti.