Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedoni, tetë persona në paraburgim për falsifikim të dollarëve

Maqedoni, tetë persona në paraburgim për falsifikim të dollarëve

34 mijë e 800 dollarë amerikan fals po qarkullojnë në Maqedoni, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. Për këtë të dyshuar janë tetë persona nga Kavadari. Kundër tyre është lëshuar akuzë për vepër penale, falsifikim parash.
Katër persona tjerë dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave bankare. Ata nuk e kanë kryer kontrollin e duhur mbi vlefshmërinë e banknotave, duke i pranuar paratë e falsifikuara. Më pas këto para janë lëshuar në qarkullim dhe kanë arritur në thesarin e një banke tjetër. Deri te ky zbulim u arrit pas bashkëpunimit të MPB-së, Prokurorisë së Velesit dhe Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. Në lidhje me këtë rast, me urdhër gjyqësori janë kryer kontrolle në 15 lokacione në Kavadar dhe Llozovë, ku janë konfiskuar para të valutave të ndryshme, telefona, kartela telefonike, dokumente. Të gjithë të akuzuarit janë privuar nga liria, njofton Tv21.

“Të punësuarit në bankë pa e bërë kontrollin e duhur mbi vlefshmërinë e bankënotave i kanë pranuar paratë e falsifikuara, ndërsa dy persona udhëheqës duke mos e kontrolluar punën e të punësuarve të bankës, kanë mundësuar që paratë të lëshohen në qarkullim dhe të arrijnë në thesarin e një banke tjetër. Me urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit janë bastisur 15 lokacione në Kavadar dhe Llozovë dhe të dyshuarit janë privuar nga liria”, tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB./Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!