Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiSa më shumë fëmijë, aq më e gjatë rinia

Sa më shumë fëmijë, aq më e gjatë rinia

Edhe pse amësia është një eksperiencë unike, shumica e nënave sigurisht nuk do t’i konsiderojnë netët pa gjumë dhe ndryshimet e disponimit të dobishme për ruajtjen e rinisë, por një studim i ri tregon se procesi i plakjes ngadalësohet sa më i madh që është numri i fëmijëve.
Shkencëtarët kanadezë në një artikull të publikuar në revistën PLoS One zbulojnë se femrat me më shumë fëmijë kanë telomere më të gjata se ato që kanë lindur më pak fëmijë, transmeton koha.net.

Telomeret janë mbaresat në fund të çdo fije të ADN-së dhe i mbrojnë kromozomet nga dëmtimi.

Sa herë që një qelizë replikohet, telomeret shkurtohen. Me kohë ato bëhen aq të shkurtëra sa që më nuk mund t’i mbrojnë kromozomet, duke i lënë ato të pambrojtura, që është arsyeja se pse qelizat e njeriut plaken dhe pushojnë së funksionuari në mënyrë efektive.

Shkencëtarët kanadezë Pablo Nepomnaschy dhe Cindy Barham e kryen një studim në mesin e 75 femrave nga provinca e Guatemalës. Ata e morën parasysh numrin e lindjeve në mes të viteve 2000 dhe 2013. Në fillim të studimit dhe në fund – pas 13 vjetësh, ata e matën gjatësinë e telomereve të tyre nga mostra e pështymës.

Ata zbuluan se femrat me një numër të madh të pasardhësve 13 vjet më vonë kishin telomere më të gjata se ato me më pak fëmijë.

Rezultatet mbeten të njëjta, edhe pasi që në konsideratë u morën mosha, shprehitë e tyre të jetesës dhe të ardhurat familjare.

“Analiza jonë tregon se shumë fëmijë mund ta vonojnë plakjen e qelizave,” shkruajnë studiuesit.

Profesor Nepomnaschy mendon se kjo mund të shpjegohet me një rritje të hormonit të estrogjenit gjatë shtatzënisë.

“Estrogjeni funksionon si një antioksidant i fuqishëm i cili i mbron qelizat nga shkurtimi i telomereve,” tha ai.

Ai beson se në këtë rol mund të ketë mjedisi shoqëror, sepse femrat me më shumë fëmijë kanë mbështetje më të madhe sociale nga familja dhe miqtë.

“Mbështetja më e madhe rezulton në rritjen e energjisë metabolike e cila shërben për “mirëmbajtje” të indeve, duke e ngadalësuar në këtë mënyrë plakjen”, shton Nepomnaschy.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!