Cristiano Ronaldo është padyshim futbollisti me më shumë fans në botë, teksa e gjithë vëmendja është tek ai.
Mbështetësit e tij nuk mund të mungonin as në Rusi, kur kampionët e Evropës shkelën sot në tokën ku do të zhvillohet Botërori.
Në momentin e mbërritjes në aeroport, ylli portugez u bë menjëherë protagonist, teksa zbriti nga autobusi për të takuar një fëmijë të vogël, i cili menjëherë sapo u afrua shpërtheu në lot.
Ronaldo e përqafoji dhe nuk nguroi të bënte një foto me të dhe ti firmoste bluzën me emrin e tij që mbante veshur.
Një gjest tepër fisnik nga ana e futbollistit portugez, i cili kërkon të lërë gjurmë në Kupën e Botës.