Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBFI: Dorëzoni fitrat dhe zekatet në institucionet tona arsimore, t’i dëbojmë keqbërësit

BFI: Dorëzoni fitrat dhe zekatet në institucionet tona arsimore, t’i dëbojmë keqbërësit

Bashkësia Fetare Islame apelon që edhe këtë vit të jepen fitrat dhe zekatet në institucionet e tyre arsimore.

“Qe nga viti 1984, kur startoi me puna Medreseja Isa Beu, deri më sot kanë diplomuar mbi 2600 nxënës, si dhe rreth 1300 femra. Aktualisht, pra, kemi 1300 femra të cilat, njohuritë e veta islame do t’i bartin tek fëmijët e tyre, si nëna të devotshme do të rrisin fëmijë të urtë, të dashur, të aftë për të shpërthyer në jetë dhe duke tejkaluar çfarëdo problem me të cilët do të përballen. Për ta prodhuar këtë

Në thirrjen e tyre, ata gjithashtu theksojnë se sipas tyre, ka apele për bojkot, gjegjësisht të mos u jepen atyre paratë.kuadër, duhet një buxhet shumë i madh! Besimtarë të dashur, ju të gjithë e dini se, i vetmi burim financiar për mirëmbajtjen e këtyre vatrave arsimore jeni ju dhe vetëm ju! BFI-ja nuk financohet nga asnjë burim tjetër. Fitrat dhe zekatet shkojnë ekskluzivisht në mirëmbajtjen e këtyre vatrave arsimore, por edhe në sigurimin e ushqimit (mbi 1000 shujta në ditë), të ngrohjes, të rrymës, të ujit, të shtretërve në konviktin e nxënësve etj!”, shkruan Muzemil Osmani nga BFI.

“Të dashur besimtarë, jemi dëshmitarë se si, një grup injorantësh, matrapazësh dhe armiq të islamit, kohëve të fundit, pa kurrfarë turpi apelojnë që mos t’i jepen fitrat dhe zekatet institucioneve arsimore të BFI-së: Medresesë Isa Beu, me pesë paralelet e dispersuara nëpër qytete të ndryshme të vendit si dhe Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup. Këtë aktivitet të poshtër e kanë intensifikuar sidomos gjatë këtyre ditëve të agjërimit dhe pa asnjë frikë nga Zoti Fuqiplotë apelojnë që të bojkotohen këta institucione! Medresetë dhe FSHI-ja janë dy vatra arsimore prej nga dalin kuadro të dijshëm, të përgatitur për çfarëdo sfidë të jetës, ku mësohen parimet islame, ku gjeneratat tona të reja pajisen me njohuri përmes të cilave do ta lartësojnë fenë islame lart e më lartë. Natyrisht, kjo do t’ju pengonte vetëm keqbërësve!. Pa dyshim, edhe kësaj radhe populli mysliman i Maqedonisë, do ta respektojë me xhelozi traditën – fitrat dhe zekatin do t’i derdhë në vatrat tona arsimore, kurse, armiqtë e islamit, keqbërësit që thërrasin në bojkot e që mundohen të fusin huti, do të shkapërderdhen si minjtë e gjirizit nëpër kanalet nëntokësore, atje ku e bëjnë jetën e tyre!”, shkruan Osmani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!