Enver Hoxha do të mbetet një nga figurat që ngjall më shumë kuriozitet në të gjithë publikun shqiptar. I dalë nga një periudhë shumë e erret edhe akoma e pandritur mirë e historisë së Shqipërisë, diktatori la shumë xhepa të pazbuluar që kërkohet të zbulohen edhe sot.
Por sa ka qenë në atë kohë rroga e kreut të qeverisë shqiptare, njëkohësisht edhe diktatorit më të përfolur të kohërave?
Kryeministër, ministër i Mbrojtjes, ministër i Jashtëm, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH, gjeneral kolonel, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Askush nuk ka mbajtur njëkohësisht kaq shumë detyra në historinë e shtetit shqiptar.
Hoxha merrte 2 mijë lekë të rinj, ose me kursin e asaj kohe 240 dollarë amerikanë.