Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBozhinovski: Ja kush ka gisht në rastin “Monstra”. Por institucionet heshtin!

Bozhinovski: Ja kush ka gisht në rastin “Monstra”. Por institucionet heshtin!

Gazetari i përndjekur nga ish regjimi i Nikolla Gruevskit, Zoran Bozhinovski, në disa raste ka alarmuar dhe ka përmendur emra të implikuar në rastin “Monstra”. Por pohimet dhe postimet e tij në rrjetet sociale dhe në intervista janë heshtur.

Nuk dihet akoma se Bozhinovski për këto pretendime a është kontaktuar nga Prokuroria Speciale. Nga kjo prokurori thonë për INA se hetimi do të jetë gjithëpërfshirës për të nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe.

Bozhinovski kohë më parë një intervistë theksoi se njësiti policor “Alfa” është përfshirë në vrasjen e katër fëmijëve maqedon në Liqenin e Smilkovës në vitin 2012, për të cilin me burgim të përjetshëm janë dënuar disa shqiptar.

“Rasti i Smillkovës do të zgjidhet vetëm nëse thirren në pyetje një nga një pjesëtarët e njësitit “Alfa”, dhe ata do të tregojnë se ato e kanë përdorur atë makinë. Dhe këtu përfundon çdo tregim më tej rreth asaj se a janë fajtorë apo jo personat e dënuar. Nëse hetimi i policisë dhe prokurorisë mbështetej në atë se ajo makinë ishte në vendin e krimit, ndërsa ajo është përdorur nga njësiti “Alfa”, atëherë vijmë në përfundim se njësiti “Alfa” i MPB-së është i implikuar në këtë rast. Konkretisht komandanti i asaj kohe, Ivica Ançevski – Puki”, theksoi Bozhinovski në intervistën për Almakos.

Ndërsa muaj më parë për këtë temë kishte shkruar dhe në profiling e tij në facebook:

“Rasti Monstra është shumë më i thellë dhe me i ndërlikuar se sa paraqitet në mediat e paguara nga të involvuarit në këtë rast. Prokuroria Speciale është duke punuar nga themeli për ta sqaruar këtë rast. Fajtor më i madh është ish prokurori Marko Zvërlevski që gjithë rastin e drejtoi në kahje tjetër. Gjithashtu dhe gjykatësi Vladimir Tufekxhiç i cili shumë mirë i njeh vrasësit e vërtetë. Lereni Zoran Zaevin, krejt çfarë kishte për rastin Monstra i dorëzoi në Prokurorinë Speciale, duhet pasur vëmendje në rolin që kanë luajtur Trajko Veljanovski dhe ish shefi i allfave Ivica Ançevski-Puki. Këto dy janë çelsi i këtij rasti”. Por disa nga protagonistët e përmendur kanë heshtur, përpos anëtarit të kabinetit të presidentit që është kundërpërgjigjur në adresë të Bozhinovskit, duke mohuar pretendimet e tij.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!