Ziadin Sela sonte në emisionin “200”,në Alsat M, ka goditur ashpër edhe Vesel Memedin, liderin e RDK-së që para dy vitesh ishin në një koalicion të përbashkët në zgjedhjet parlamentare.Sela e quajti të ulët dhe shumë të ligë kyqjen e Vesel Memedit nga Aleanca për Shqiptarët tek Bashkimi Demokratik për Integrim,informon Struga Ekspres.
“Kyqja e Vesel Memedit në BDI ishte shumë e ulët,shumë e ligë”, ne si Aleancë vazhdojmë të jemi opozita e vetme me shumicë shqiptare.”,shprehet Sela.
(Struga Ekspres)