Një banor i Frëngovës që jeton në diaspor sot shtroi Iftar për të gjithë banorët e këtij vendbanimi, shkruan Struga Ekspres.
Banorët e fshatit Frëngovë dhe bashkësia islame e këtij lokaliteti falenderojnë përzemërsisht mërgimtarin nga Frëngova që u bë shkaktar që bashkëvendasit e tij të shijojnë iftarin bashkarisht.
Imami aktual i fshatit Frëngovë, Arben Jusufi gjatë fjalimit të tij pak minuta para iftar falenderoi banorët e Frëngovës për pjesmarrjen në këtë iftar, sidomos mërgimtarin nga Frëngova që shtroi iftarin duke e shpërblyer Zoti me të mirat e Tij!
(Struga Ekspres)