Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniStruga dhe Ohri përballen me problemin e vjetërsimit të kolektorëve të ujit

Struga dhe Ohri përballen me problemin e vjetërsimit të kolektorëve të ujit

Turistët e parë që këtë sezon veror do të zbarkojnë në Strugë dhe Ohër do të munden të notojnë në ujërat e pastra të liqenit. Sipas analizës së fundit të Qendrës për Shëndetin Publik nga Ohri, uji është kryesisht në kategorinë e parë, me përjashtim të disa lokacioneve ku është i kategorisë së dytë.
Ne presim që në këtë periudhë në qershor, kur do të fillojë përqendrim më i madh i turistëve, kur do të vije deri tek mbingarkimi i sistemit të kolektorëve dhe mbingarkimi i vetë lumenjve që derdhen në liqe, presim që do të ketë disa ulje të cilësisë së ujit, por jo më të ulët se shkalla e tretë, sidomos tek lumenjtë – deklaroi Sasho Toçkov – Qendra e Shëndetit Publik Ohër.

Përndryshe, në disa vende, sidomos në pjesën veriperëndimore të liqenit, situata ndonjëherë është më kritike në aspektin e cilësisë së ujit dhe përkeqësohet kur stacionet e pompave të sistemit të kolektorëve, për shkak të vjetërsisë së tyre, nuk punojnë me kapacitet të plotë.

Prioriteti numër një duhet të jetë zgjidhja e problemit me sistemin e kolektorëve, përkatësisht përmirësimi i funksionimit të stacioneve të pompimit. Nevojitet riparim i menjëhershëm i tyre sepse ai është numri një për Liqenin e Ohrit. Vendet ku ndodhen stacionet e pompimit, sidomos në vendbanimet e Podmoljes dhe Daljanit në Ohër, vjen deri tek derdhja e ujërave fekal në liqen – pohoi Gjoko Zoroski- Shoqata Ekologjike Maqedonase.

Sistemi i kolektorëve është në gjendje të keqe, është i vjetërsuar dhe nuk mund t’u përgjigjet rrethanave të reja dhe rritjes së numrit të banorëve në Strugë dhe Ohër. Me muaj të tërë nuk punon as stacioni filtrimit të ujërave të ndotura në Strugës, dhe në disa pjesë të bregut të liqenit ende nuk ka sistem të kolektorëve.Gazeta Express

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!