Prej nesër futet në fuqi vendimi i Komisionit Rregullator Energjetik për shtrenjtim të ri të karburanteve për dy denar për një litër, transmeton Almakos.
Me ndryshimin e fundit, çmimi me pakicë i Eurosuper BS 95 do të jetë 70 den për litër, i Eurosuper BS 98 do të jetë 71.5 den për litër, i Eurodizel (DEV) nga nesër do të kushtoje 62 den për litër. Për dy den do të rritet edhe EL-1 që do të shitet 50.5 denar për litër.
Komisionit Rregullator për Energjetik, para dy javëve ka sjell vendim që çmimet e benzineve të shtrenjtohen për 2 den. Në krahasim me çmimet e vitit të kaluar në këtë kohë, ata janë shtrenjtuar për gjithsejtë 11 denar.