Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniPërplasen Vulin dhe ambasadori amerikan, ky i fundit ia kujton ‘tezen nga...

Përplasen Vulin dhe ambasadori amerikan, ky i fundit ia kujton ‘tezen nga Kanadaja’


Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, sërish ka këmbyer deklarata grindëse me ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott, njoftojnë medie serbe
Sipas këtyre medieve, transmeton Koha.net, arsye ka qenë mospajtimi i tyre për gjendjen e medieve në Serbi.

Pas ndarjes së çmimit për gazetari hulumtuese, Scott ka thënë të jetë i brengosur me gjendjen e medieve në Serbi, ndërsa Vulin, sipas këtyre medieve, iu përgjigj aty për aty:
“Ambasadori Scott, pushoni ta fyeni Serbinë. Shikoni në oborrin e tuaj e pastaj jepni leksione për të tjerët”, citon “blic” të ketë thënë me këtë rast Vulin.

As Scott nuk i mbeti borxh Vulinit. Ai ia përkujtoi atij se çmimin për gazetari hulumtuese ishte dhënë për serinë e shkrimeve për Vulinin dhe për “Tezen nga Kanadaja”.
Vulin më herët, i akuzuar nga mediet për korrupsion dhe për blerje të një banese pa u ditur burimi i të ardhurave, kishte deklaruar se “banesën ia kishte blerë tezja që jeton e punon në Kanada”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments