Një zyrtar i lartë i BDI ka bërë të ditur se funksionarët maqedonas të LSDM-së pengojnë sistemin e 1000 administratorëve shqiptar të cilët me vite kanë marrë rrogë, ndërsa kanë qëndruar në shtëpi.
“Në Polici, Doganë, Drejtorinë e të hyrave publike, prokurori, gjykata dhe institucionet tjera ku ka qenë të sistemuar administratorët shqiptar, deri më tani askush nuk është kontaktuar dhe nuk kanë filluar me punë. Shkurt institucionet që kontrollohen nga LSDM, bllokojnë pranimin e administratorëve shqiptar. Thjesht, janë të padëshirueshëm. Në punë janë kontaktuar vetëm administratorët që janë caktuar në vende të administratës publike në institucionet që gjenden në Qytetin e Tetovës. Nëse vazhdohet me këtë tempo, BDI duhet të mbaj mbledhje urgjente dhe të shqyrtoj mënyrën e koalicionomit me kryeministrin Zaev”, ka bërë të ditur zyrtari i lartë i BDI-së që dëshiron të mbetet anonim.
Ndërkohë, është në pritje grupi i II-të i sistemit të administratorëve shqiptar, ku ditë më parë mësohet se SIOFA-Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit ka marr pëlqim nga Ministria e Financave që të siguroj buxhet për në institucine.
Në grupin e dytë pritet të jenë 600 administratorë të cilët presin me padurim që të fillojnë me punë për të bërë karrierë profesionale./Express/