Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiPlagoset 55 vjeçari

Plagoset 55 vjeçari


Një person ka marrë dy plagë gjatë një incidenti të armatosur që ka ndodhur në fshatin Gërçec të Sarajit, njoftoi MPB. Sipas policisë, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 10.
“Më datë 07.05.2018 rreth orës 10, mjeku i ambulancës së Saraj ka njoftuar policinë se te ata është sjellur i lënduar personi J.I. (55) nga fshati Gërçec me dy plagë nga armë zjarri në thembrën e majtë.

Të njëjtën ditë, rreth orës 9 e 40 minuta, para urës në fshatin Gërçec, një person nga fshati Raoviq i Shkupit, ka shtënë disa herë drejt J.I. dhe pastaj ka ikur në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja dhe gjurmë të gjakut. Me veturë të Ndihmës së Shpejtë, J.I. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ku është mbajtur për shërim.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit”, ka njoftuar policia./Gazeta Lajm

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments