Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa se si Zaevi do ti shpëtojë qytetarët nga përmbaruesit

Ja se si Zaevi do ti shpëtojë qytetarët nga përmbaruesit


Qeveria formon grup punues i cili duhet të përpilojë ndryshime ligjore për uljen e shpenzimeve të përgjithshme në strukturën e vendimeve të përmbaruara.
Siç kumtoi sot Kryeministri Zoran Zaev, është paraparë 42 tarifat aktuale në shërbimet e përmbaruesve të ulen në dhjetë, të hiqen shpenzime shtesë të avokatëve, ndërsa kërkesat për shërbimet komunale t’i paguajnë vetë ndërmarrjet.

Secili duhet të heq dorë prej diçkaje, tha Zaev, sepse Qeveria dhe shërbimet, përmbaruesit dhe noterët, ekzistojnë dhe punojnë për shkak qytetarëve dhe duhet të kemi ndjenja për gjendjen e tyre sociale.

“Jam i bindur se mund të kemi sukses. Nëse punojmë me përkushtim mund të gjemë zgjidhje për problemet e tilla. Por, prej një pjese të të ardhurave të tyre duhet të heqin dorë edhe noterët edhe shteti. Një numër i madh i qytetarëve tonë kanë probleme madje edhe për borxhet nga viti 2003 dhe 2007, me kamatë të madhe”, tha Zaev në konferencën për media të Këshillit ekonomiko-sociale.

Për koordinimin e grupit punues është i angazhuar nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ndërsa në të marrin pjesë përfaqësues nga sektorët drejtësi, financa, punë dhe polikë sociale.

Kryeministri në këtë kontekst informon edhe se së bashku me opozitën të prezantuar përmes disa deputetëve është ngritur nismë për përpilimin e zgjidhjes ligjore për shlyerjen e kamatave për energji elektrike për një numër të madh qytetarësh.

“Nesër e kam takimin e parë të punës me këto deputetë dhe përfaqësues të institucioneve në vend. Do të përpiqemi bashkërisht të ndihmojmë përmes heqjes dorë të prej kamatave të institucioneve përkatëse, përfshirë edhe ato me intervenim privat dhe shtetëror t’u ndihmojmë qytetarëve”, theksoi Zaev.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!