Kërcënohet me jetë Zoran Zaev

0
11


Kryeministri Zoran Zaev së fundi në disa raste ka qenë cak i kërcënimeve me jetë përmes rrjeteve sociale. Kërcënimet kanë qenë përmes video- porosive, porosive të shkruara dhe fotografive të djegura. Kërcënimi i fundit, sipas…
Kryeministri Zoran Zaev së fundi në disa raste ka qenë cak i kërcënimeve me jetë përmes rrjeteve sociale. Kërcënimet kanë qenë përmes video- porosive, porosive të shkruara dhe fotografive të djegura.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Kërcënimi i fundit, sipas portali Maktel, vjen nga një profil që mban emrin e organizatës nacionaliste “Trdokorni”, të cilët sërish e kanë paralajmëruar Zaevin.

“Dëgjuam lajme se Z.Z do të ndryshojë kushtetutën. E po Z.Z ndryshoje kushtetutën, dhe ligjet, por do të ndryshojmë edhe ty me nënshkrimin tënd. Durimit po i vjen fundi”, është porosia e shkruar.

MPB në dy raste më parë ka ngritur procedura hetimore lidhur me kërcënimet ndaj kryeministrit dhe funksionarëve të tjerë shtetëror./INA


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5