Foshnja 13 muajshe bie nga ballkoni

0
16

Një foshnje trembëdhjetë muajsh në Kumanovë ka rënë nga ballkoni pas së cilës është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë e prej aty në Klinikat e Shkupit.

MPB-ja informoi se dje në orën 15.55 në SPB Kumanovë, nga Ndihma e Shpejtë është paraqitur se në rrugën “Maqedonia e Egjeut” ka pasur një rast fatkeq ku një foshnje 13 muajsh ka rënë nga ballkoni.

Foshnja është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë dhe pas ndihmës mjekësore është dërguar në Klinikën e Fëmijëve në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.