Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRregulla të reja për të udhëtuar në vendet e BE, duhet leje...

Rregulla të reja për të udhëtuar në vendet e BE, duhet leje dhe 7 euro pagesë

Së shpejti për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian duhet të keni leje për hyrje, të cilën do ta kërkoni përmes internetit.
Përvec kësaj duhet të paguani edhe taksën prej 7 euro. Këto janë masat e reja që do të aplikojë Bashkimi Evropian për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Këto masa thuhet se do të jenë për mbikqyrjen më të madhe të kufijve dhe sigurisë në vendet e BE-së.

Pasi që të bëni kërkesën në internet, në afat prej 4 ditëve do të merrni përgjigje. Në rast se ju refuzojnë, udhëtari patjetër duhet të informohet dhe ka të drejtën e ankesës.

Këto masa të reja duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian dhe më pas Këshilli i ministrave të BE-së.

Ajo do të vlejë nga janari i 2021. Me këtë do të parandalohet emigrimi ilegal në zonën e Shengenit. Në rast se do të merrni leje ajo do të vlejë për 3 vjet./INA

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments