Kryeministri Zoran Zaev sot ka bërë të ditur që bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë do të përfundojnë në fundjavë. Zaev theksoi se në fillim të muajit do të dihet më saktësisht përbërja e re e Qeverisë.
Bisedimet janë në proces dhe shpresoj se këtë fundjavë do ti përfundojmë. Pas festës do ti prezantoj dhe ministrat e ri, kurse më pas do të bëhet dhe ndryshim në disa vende te drejtorëve-deklaroi Zaev gjatë preskonferencës së sotëme.
Zaev së fundmi pas paraljmëritmit për rikonstruim të Qeverisë zbuloi se po bisedojnë me dy Lëvizjet Besa, Partin e Turqëve si dhe me PDSH-në e Menduh Thaçit.
Deri më tani Lëvizja Besa e Bilall Kasamit dhe ajo e Afrim Gashit kanë konfirmuar publikisht se do të jenë pjesë e Qeverisë.