Ramije Qamili nga Amerika ndihmon ambulantën e Frëngovës me dy aparate për këto sëmundje… (FOTO)

0
22

Në emër të ambulantës rurale të fshatit Frëngovë, falenderojmë përzemërsisht Ramije Qamilin nga New Jersey, USA, për donacionin e dy aparateve AirSense 10™️ që funksionojnë duke bërë presion pozitiv të vazhdueshëm të ajrit (CPAP – continuous positive airway pressure) të markës ResMed.

Ky aparat do t’ju vijë në ndihmë banorëve të Frëngovës edhe më gjërë për këto sëmundje:
– Apnenë e gjumit
– Sëmundje pulmonare obstruktive kronike me ekzacerbim
– Pneumoni bilaterale
– Insuficiencë akute kongjestive e zemrës e shoqëruar me edemë pulmonare
– Çrregullime neuronuskulare
– Dëmtim akut të mushkërisë por edhe për sëmundje tjera të lidhura me sistemin respirator.

Gjithashtu pacientët nëpërmejt aplikacionit ResMed myAir™️ në faqen ResMed.com/myAir mund të regjistrohen dhe të monitorojnë të dhënat e terapisë dhe progresin.

Me respekt,
Art Medikal, Frëngovë

#Thankyou #USA #ResMed #CPAP #Air #Life #Humanity #Solidarity