Kjo dhuratë është nderim për yllin egjiptian i cili njohet për moralin e tij të lartë dhe karakterin e tij prej bamirësi. Kjo dhuratë është gjithashtu mirënjohje për kontributin e tij si ambasador i tolerancës fetare, dhe se ka shërbyer si model pozitiv për muslimanët e Britanisë. Ne jemi shumë krenar me të,” tha Al Rooqi…”
Yllit musliman të Liverpulit, Mohamed Salah, iu është ofruar një parcelë tokë në qytetin e shenjtë të Mekës, si shpërblim për lojën e tij të mrekullueshme.
Nënkryetari i Mekes, Fahad Al Rooqi tha se do t’ia ofroj një shpërblim të tillë egjiptianit, duke thënë se janë disa mënyra se si ai mund ta shfrytëzoj tokën.
“E gjitha varet nga lojtari dhe nga rregullativat. Në rast se puna ia lejon të posedoj tokë në Meke, ai mund ta mbajë. Ai poashtu mund të ndërtoj xhami aty, apo të hapë fondacion bamirësie, apo mund ta shesë tokën dhe ti mbajë të hollat,” tha Al Rooqi.
“Kjo dhuratë është nderim për yllin egjiptian i cili njohet për moralin e tij të lartë dhe karakterin e tij prej bamirësi. Kjo dhuratë është gjithashtu mirënjohje për kontributin e tij si ambasador i tolerancës fetare, dhe se ka shërbyer si model pozitiv për muslimanët e Britanisë. Ne jemi shumë krenar me të,” tha Al Rooqi.
Salah është bërë hero komëbtar dhe ka marrë edhe famë nderkombëtare sajë lojës së tij të jashtëzakoshme dhe bujarisë së tij.
Ai ka kalur të gjitha parashikimet kur e mbylli sezonin me 41 gola në 46 paraqitje sa i kishte në Premierë Ligë.