Reagon Komuna e Strugës: Akuzat e ASH-së janë të pabaza (FOTO)

0
12

Komunikatë për media

Komuna e Strugës njofton qytetarët e Strugës në lidhje me ngjarjen e ditës së sotme se akuzat e Aleances te Shqipetarve jane te pabaza.

Komuna e Struges para 15 viteve ka realizuar marrëveshje me Partin Demokratike Shqiptare (PDSH) për shfrytëzimin e ambienteve apo zyrave të komunës nga ana e PDSH-së.

Kryetari i komunës së Strugës, bashkë me përfaqësues të PDSH-së, kanë realizuar marrëveshje të re për rikthimin e hapësirave të njëjta po në shfrytëzim të administratës komunale, meqënëse të njëjtat janë pjese e komunes.