Për ta kuptuar këtë, duhet patjetër të dini diçka për atë se si bartet dhembja në trup. Në vitin 1965 dy hulumtues, Patrik Val dhe Ronald Melzak kanë propozuar atë që e kanë quajtur teori kontrolli të dhembjeve të dyerve” (Sipër palcës kurrizore gjendet ‘dyert’, të cilat me hapje dhe mbyllje shkaktojnë apo zvogëlojnë dhembjen).
Teoria e tillë vlen edhe në ditët e sotme
Mendeli shpjegon se si hulumtimi i tyre ka treguar që ndjenja e dhembjes është ndryshe që varet nga stimulanset në lloje të ndryshme të fijeve nervore.
– Pra, keni idenë e kontrollit të dyerve të cilat gjenden sipër hyrjes së palcës kurrizore dhe vetëm kur janë të hapura mund të prodhojnë dhembje, dhe kur ato dyer mbyllen dhembja zvogëlohet – thotë Mendeli.
Teoria “e kontrollit të dyerve” është vendosur më 1996, kur neurofiziologu Edward Perl ka zbuluar që qelizat përmbajnë nociceptorë, përkatësisht neurone të cilat sinjalizojnë praninë apo ekzistimin e dëmtimit të indeve.
Nga dy lloje kryesore të fijeve nervore – të mëdha dhe të vogla – fijet e mëdha bartin informacione nenociceptive (pa dhembje), derisa fijet e vogla bartin informacione nociceptive (dhembjen).
Mendeli shpjegon që në studimet ku stimulimet elektrike barten në nerva, me shtimin e rrymës në fillim stimulohen nervat e mëdha.
Duke u shtuar intensiteti i stimuluesit, stimulohen fijet e vogla.
– Kur e bëni këtë te pacienti me intensitet të ulët stimulansi, në fund do të arrini në prag ku pacienti do të fillojë të ndiejë dhembjen. Efekti është zvogëlim i porosisë apo i madhësisë së intensitetit të sinjaleve i cili depërton nëpërmjet aktivizimit të fijeve nervore.
Në këtë bazë ju kësaj kështu ia mbyllni dyert dhembjes dhe kështu e zvogëloni, – thotë Mendeli.
Edhe pse thithja e gishtit nuk ndikon në dhembje me rastin e lëndimeve serioze, mund t’ju ndihmojë te lëndimet e lehta.