Qumështi i deles është një alternativë që sjell në tavolinat tona shumë shije, por edhe shumë përfitime për një organizëm sa më të shëndetshëm. Tek këto përfitime përfshihet aftësia për të ulur nivelet e kolesterolit, forcimi i kockave, forcimi i sistemit imunitar, stimulimi i rritjes dhe zhvillimit, parandalimi i defekteve në lindje, reduktimi i inflamacioneve, luftimi i kancerit, ulja e presionit të gjakut etj. Kjo puntatë e “Në Shtëpinë Tonë” i kushtohet totalisht qumështit të deles për të sjellë tek ju një informacion të plotë rreth këtij produkti.
Për të mësuar disa informacione më shumë rreth qumështit të deles ne kemi bërë një vizitë atje ku është burimi i këtij produkti, tek një fermë delesh. I kemi gjetur fermerët fiks në orarin e mjeljes së deleve dhe grumbullimit të qumështit.
Do të njihemi edhe me vlerat ushqyese të qumështit të deles, ndikimit të tij në organizëm dhe se si e sa duhet ta përdorim. Ne kemi realizuar një intervistë me nutricionisten Hyrida Basha. Ndiqni me kujdes këshillat e saj sepse ka edhe disa gjëra në të cilat duhet bërë kujdes me qumështin e deles.
Qelqi
Shqipëria ka pasur për disa dekada, gjatë sistemit komunist, 3 uzina të prodhimit të qelqit, në Tiranë, Kavajë dhe në Korçë. Prodhimet e këtyre fabrikave nuk janë vetëm një nostalgji për ata që e kanë jetuar atë kohë. Por ato kane vlera historike kombëtare sepse ato objekte janë historia e qelqit shqipëtar. Sot nuk mund të flasim për diçka të tillë sepse nuk ekziston më kjo industri dhe prodhime që të kenë stampën Made in Albania. Të vetmet që flasin janë objektet e mbijetuara nga ajo kohë. Këtë pjesë të emisionit i’a kemi kushtuar këtyre objekteve të cilat një djalë i ri nga Tirana, Elson Verbofshi, i grumbullon prej disa vitesh me shumë pasion.
Sot ai ka koleksionin e tij privat që mund të quhet pa frikë një pasuri kombëtare, ndoshta nga të vetmit në Shqipëri.
Panele diellore
Një prej kurseve që ofron Qendra e Formimit Profesional në Durrës është edhe ai i paneleve diellore. Kjo ështe një teknologji që po futet fuqishëm në treg çdo vit e më shumë. Njëkohësisht kërkesa për puntorë të këtij zanati sa vjen dhe rritet. Ne kemi përcjellë tek ju përmes këtij materiali një orë mësimi në këtë kurs.
BCTV – BCTV – Hydroclean 5
HYDROCLEAN 5 është e reja më e fundit në radhët e pajisjeve me avull. 5 pajisje pastrimi në një të vetme! Hydroclean 5 , pastron dhe higjenizon të gjithë shtëpinë tuaj duke eleminuar deri në 99.9% bakteriet dhe mikrobet. E ftuar: Dorina Alimemaj, menaxhere shitjesh.