Që të gjithë duam që bateria e telefonit të zgjasë sa më shumë… Por nëse doni një gjë të tillë, mos e vini në karikim gjatë natës. Diçka të tillë e bëjmë thuajse të gjithë, të bindur se është momenti më i mirë për të karikuar telefonin, në mënyrë që kur të zgjohemi bateria të jetë mbushur 100%.
Por duke bërë diçka të tillë, jo vetëm që e dëmtojmë baterinë e telefonit, por rrezikojmë të shkaktojmë zjarr. Siç shkruan “Mirror”, problemi nuk qëndron vetëm tek fakti se telefoni qëndron në karkim për orë të tëra, por edhe vendi ku lihet.
Shumë prej nesh e vendosin poshtë jastëkut, ose mbi komodinë, gjë që shton rrezikun e rënies së një zjarri, për shkak të nxehtësisë që përcillet përmes karikimit. Por si ta shmangim një gjë të tillë? Mjafton që telefonin ta vini mbi një pjatë, ose në një pllakë porcelani, pasi në këtë mënyrë nxehtësia nuk shkakton dëme.
Por karikimi gjatë gjithë natës, e dëmton baterinë duke reduktuar kohëzgjatjen. Ndaj bëni më mirë që telefonin ta karkoni aq orë sa është mjaftueshëm, duke shmangur çdo rrezik.