Autoritetet e Arabisë Saudite kanë njoftuar se projekti për rregullimin e infrastrukturës të burimit Zemzem në kompleksin e Mesxhidul-haremit në Mekë ka përfunduar, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria e Mesxhidul-haremit dhe Xhamisë së Profetit ka thënë se projekti ka përfunduar me sukses dhe se të gjitha barrierat që ishin vendosur për arsye sigurie në kompleksin rreth Qabesë janë hequr.
Në kuadër të projektit janë ndërtuar kanale të veçanta për rrjedhjen e ujit nga burimi i cili ndodhet 21 metra nga Qabeja. Poashtu janë instaluar edhe sisteme të veçanta për pompimin e ujit dhe pllaka mbrojtëse përrreth burimit.
Projekti për rregullimin e burimit Zemzem filloi në fund të tetorit të vitit të kaluar me urdhër të mbretit saudit Selman bin Abdelaziz.