Thursday, May 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDiplomati i dëbuar ka tentuar instalimin e agjentëve rus në Qeverinë e...

Diplomati i dëbuar ka tentuar instalimin e agjentëve rus në Qeverinë e Maqedonisë

Dëbimi i diplomatit rus nga Maqedonia nuk ishte vetëm veprim për solidarizim me rastin “Skripal”, por ai ka qenë i përfshirë në aktivitetet e shërbimeve ruse për të instaluar agjent në eshalonin e lartë të pushtetit ekzekutiv në vend, njofton Tv24.
Institucionet shtetërore nuk japin detaje nëse agjenti rus ka pasur sukses në agjendën e tij, por dokumenti i Rrjetit për njoftim për krimin e organizuar dhe korrupsionin i publikuar në emisionin “Provereno”, tregon se agjentët para dy vitesh kanë ndjekur aktivitetet e qeverisë, me qëllim që të brenda saj të instalojnë agjentë rus përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryemnistri i Maqedonisë Zoran Zaev, dje në konferencë për shtyp tha se për diplomatin rus të dëbuar ka pasur dyshime të shumta për veprimet e tij dhe shtoi se vendimi për dëbimin e tij ka qenë i drejtë.

Ministria e Punëve të Jashtme para disa ditëve vendosi që ta dëbojë diplomatin rus, si solidarizim me vendet e BE-së dhe sipas tyre, për të ruajtur interesat e sigurisë së shtetit.

Ndërsa nuk mbeti pa reaguar edhe ambasada ruse në vend. Ata përmes një postimi në rrjetin “Twitter” thanë se pasojat e këtij veprimi, do t’i bartë vetë shteti i Maqedonisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments