Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me borë të dobët lokale në pjesët perëndimore, e cila drejt jugut do të kalojë në shi. Nga fundi i ditës në pjesët juglindore do të ketë kushte për paraqitjen e shiut lokal. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus katër deri në shtatë, ndërsa ajo e ditës prej dy deri në shtatë gradë Celsius.
Në Shkup, moti i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës me vranësira afatshkurta dhe me kushte për borë të dobët në vendet më të larta, ndërsa shi në vendet më të ulëta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në katër gradë Celsius.
Të dielën gjatë ditës dhe veçanërisht nga pasditja do të fillojnë reshje të shiut, ndërsa do të fryjë erë e përforcuar juglindore, me çka do të fillojë periudha me reshje për disa ditë me radhë, por edhe periudhë e rritje graduale të temperaturave të ditës. Temperatura e mëngjesit do të jetë kryesisht në interval prej minus tre deri në tre gradë, ndërsa të martën ato do të jenë në rritje graduale.