Në disa raste mavijosja mund të parandalojë ndonjë sëmundje të rëndë, andaj mos i injoroni këto shenja.
Zbuloni më poshtë cilat janë disa nga arsyet përse mavijoset lëkura dhe si t’i parandaloni ato.
-Mosha
Me kalimin e moshës lëkura fillon të hollohet dhe humbet shtresën mbrojtëse të dhjamit që vepron si jastëk mbrojtës kur përplaseni me diçka. Enët e gjakut gjithashtu bëhen më të brishta. Prandaj ju mavijoset lëkura më lehtësisht kur plakeni.
-Marrja e medikamenteve dhe suplementeve të caktuara
Nëse merrni aspirinë ose hollues gjaku, mos u çudisni nëse me raste vëreni mavijosje të lëkurës. Disa suplemente, si vaji i peshkut apo ginko, mund të shkaktojnë gjithashtu mavijosje të lëkurës. Nëse e vëreni një simptomë të tillë, mos hiqni dorë nga ilaçet, por flisni me mjekun. ;
-Mungesa e vitaminës C
Kjo lëndë ushqyese është esenciale për shërimin e plagëve, prandaj nëse nuk e merrni mjaftueshëm, mund t’ju mavijoset lëkura lehtësisht. Mund të vëreni gjithashtu që plagët apo çarjet në lëkurë marrin shumë kohë për t’u shëruar. Ndodh rrallë që një njeri të ketë mungesë të vitaminës C, megjithatë më të predispozuar janë të moshuarit dhe duhanpirësit.
-Abuzimi me alkoolin
Nëse abuzoni shpesh me alkoolin dhe ju mavijoset lehtësisht lëkura, do të thotë që mund të keni probleme me mëlçinë. Mëlçia prodhon proteina që nevojiten për mpiksjen e gjakut, prandaj nëse ajo nuk e bën punën e saj, mund të keni gjakrrjedhje dhe mavijosje të lëkurës. Mund të jetë shenjë e cirrozës së mëlçisë, një sëmundje e rëndë që duhet të kontrollohet patjetër nga mjeku.