Protestues maqedonas kanë djegur fotografinë e kryeministrit Zoran Zaev në protestën që u mbajt gjatë orëve të fundit në Melburn të Australisë, por edhe në disa qytete tjera. Protestues në moshë me flamuj me virginian maqedonase i kanë vënë flakën fotografisë së Zaevit, duke kënduar këngë me porositë “zjarri ta djegtë” dhe porosi tjera, informon INA.
Në protestë kanë dalur qindra vetë duke theksuar se janë kundër ndryswhimit të emrit, ndërsa kanë theksuar se Zoran Zaev, Radmilla Sheqerinska dhe Nikolla Dimitrov janë personalitete të padëshirueshme për ta në Australi. Po ashtu kanë theksuar se nuk do të pranojnë asnjë ambasador maqedonas që do të vjen në mision diplomatik në Australi.
Protestuesit kanë kërkuar që të ndërpriten bisedimet për ndryshimin e emrit, ndërsa Qeveria të çojë kërkesë formale në OKB për të njohur vendin me emrin kushtetues.