Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot në orën 13:00 u takua me kryetarin e VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski.
Ky është takimi i parë i Ahmetit me Mickovskin, prej kur ky i fundit erdhi në krye të partisë me të madhe në vend, të cilën deri para pak kohësh e udhëhoqi për gati dy dekada Nikolla Gruevski. Mickoski, paraprakisht është takuar edhe me liderin e LSDM-së dhe kryeministrin Zoran Zaev.