Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski sot në orën 13:00 do të takohet me kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin.
Nga BDI-ja kanë deklaruar se në agjendën e këtij takimi të parë, në rang liderësh, do të jenë çështja e emrit, ligjet reformuese, dialogu pushtet-opozitë, por edhe ligji për përdorimin e gjuhëve.
Nga ana tjetër Mickovski, paraprakisht deklaroi se pret që nëkëtë takim të diskutohet për problemet reale dhe situatën politike aktuale dhe ekonomike në vend.
Ky është takimi i parë i Ahmetit me Mickovskin, prej kur ky i fundit erdhi në krye të partisë me të madhe në vend, të cilën deri para pak kohësh e udhëhoqi për gati dy dekada Nikolla Gruevski. Mickoski, paraprakisht është takuar edhe me liderin e LSDM-së dhe kryeministrin Zoran Zaev.