Hajdutët demolojnë dhe vjedhin këtë xhami në Maqedoni

0
19

Autorë deri tani të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në xhaminë që gjendet në rrugën “Radovan Conçiq” në Tetovë.
Ata me dhunë e kanë hapur dritaren dhe dyert e disa hapësirave të xhamisë.

Nga një sirtar në masën e punës është marrë një sasi e vogël denarësh, 20 frënga zvicerane si dhe një kasë të metaltë ku kanë qenë disa dokumente lidhur me ndërtimin e xhamisë. Pas hetimeve të kryera është konstatuar se hajdutët kanë përfituar 4.000 denarë, kurse kanë shkaktuar dëm material në vlerë shumë fish më të madhe.