Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovë"Zonja e hekurt“ zvicerane, arkitektja e Pavarësisë së Kosovës (FOTO)

“Zonja e hekurt“ zvicerane, arkitektja e Pavarësisë së Kosovës (FOTO)

Nxitimi jotipik për Zvicrën, i ish ministres së Jashtme zvicerane Micheline Calmy-Rey, ka përshpejtuar Pavarësinë e Kosovës.

Për shumicën e njerëzve, poltikanja zvicerane Micheline Calmy-Rey është llogaritur si arkitekte e Pavarësisë së Kosovës. Ish këshilltarja nacionale zvicerane dhe ministre e atëhershme e Jashtme zvicerane, aktualisht e mbronë betejën e saj për Pavarësinë e Kosovës më 2008.

Vetëm në këtë mënyrë është siguruar stabiliteti në Ballkan, me ç`rast ka përfituar edhe vetë Zvicra. Në një emision të së premtes në Radio SRF4, Zonja Rey ka pohuar se atëbotë ajo ishte akuzuar shpeshë për angazhimin e saj në politikën kosovare që ishte në kundërshtim të politikës zvicerane të neutralitetit, njofton Shtegu.com. Por, ky ka qenë një gabim, sepse e drejta ndërkombëtare bazohet në dy parime: Në integritetin territorial dhe të drejtën e vetëvendsojes. Megjithatë, që të dyja ndonjëherë hasin në kundërshtim me njëra tjetrën.

Në rastin e Kosovës, shkeljet e të drejtave njerëzore kanë konkurruar me paprekshmërinë e kufijve të Serbisë që ka ndikuar para Gjykatës ndërkombëtare në Den Haag. Kjo e fundit, në vitin 2010 kishte vendosur se me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nuk është shkelur e drejta ndërkombëtare. Ky vendim ka qenë i vlefshëm edhe për neutralitetin e Zvicrës, ka theksuar Zonja Calmy-Rey.

Në këtë mënyrë, Pavarësia e Kosovës ka qenë në interes të Zvicrës – edhe për shkak të komunitetit të madh shqiptar në Zvicër. Po të qëndronte Kosova si pjesë e Serbisë, do të shkaktoheshin probleme të mëdha me viza të cilat nuk do të mund të zgjidheshin pa zgjedhjen e statusit të Kosovës. Dhe pa stabilitet në Ballkan, krijimi i një ekonomie të qëndrueshme me investime më të mëdha nuk është i mundur.

Pavarësia e Kosovës u vlerësua si sukses i politikës së jashtme zvicerane, ndërsa Zvicra si aktore e Bashkësisë ndërkombëtare.

Sa i përket betejës kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit në Kosovë, Zonja Rey pasqyron një situatë të paqartë, pasi ka edhe më tej sfida të shumta në këtë drejtim.

Tashmë disa vite, Zvicra është duke e përkrahur procesin e reformave në Kosovë, i cili do të duhej të ndikojë në integrim rajonal e europian më të fortë të vendit. Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë përforcimin e demokracisë dhe ekonomisë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Strategjia më e re e bashkëpunimit 2017-2020 do të zbatohet bashkërisht nga Drejtoria zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (Deza), Sekretariatit zviceran shtetëror për ekonomi (Seco) dhe Departamentit zviceran për siguri njerëzore (AMS) i Ministrisë së Jashtme zvicerane (EDA). Zvicra gjithashtu financon edhe financiarisht shtetin e ri ballkanik – sipas EDA në vitet 2015 dhe 2016 nga rreth 70 milionë franga zvicerane për çdo vit.

Në njëzet vitet e fundit, sipas të dhënave të Sekretariatit shtetëror zviceran për migrim (SEM), në Kosovë janë kthyer rreth 40.000 persona me ndihma për riatdhesim, që përbën grupin më të madh të të gjithë atyre që janë kthyer nga Zvicra. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!