Aleanca për Shqiptarët sot në selinë e saj zgjodhi kryetarin e degës së Tetovës.
Kuvendi i degës së Tetovës pas një mbledhje të mbajtur në selinë e Aleancës për Shqiptarët me 48 vota e zgjodhi Altrim Mamuti kryetar dege në Tetovë.
Mamuti u përfol shumë ditëve të fundit se po kandidon për kreun e degës së ASH në qytetin e Tetovës ndërkohë që në garë kishte Vullnet Feratin i cili mori 39 vota kurse 2 vota të tjera ishin të pavlefshme.