Keni kujdesin e madh: Komunikacioni në rrugët e shtetit zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës

0
15

Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës pas intervenimit të shërbimeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë
Nga Ndërmarrja Publike përkujtojnë se ndalesat për automjete të rënda transportuese ende janë në fuqi në akset rrugore Mavrovë – Dibër, Strazh – Kërçovë.

NP Rrugët e Maqedonisë apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet në rrugë, ndërsa informojnë se ekipet e tyre kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.