Të enjten rreth orës 18 një prind 47 vjeçar e ka paraqitur në polici si të zhdukur vajzën e tij 16 vjeçare.
Për shkak të moshës së vajzës, policia është alarmuar dhe e ka marrë seriozisht këtë rast.
“Më datë 15.02.2018 në ora 18.00 në stacionin policor Çair, U.F. (47) ka njoftuar policinë se të njëjtë ditë, pasdite, në drejtim të panjohur është larguar vajza e tij 16 vjeçare. Po merren masa për gjetjen e personit”, thuhet në kumtesën zyrtare të MPB-së.