Ish deputetja e pavarur nga radhët e LSDMS-së Sollza Gërçeva, në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për formimin e një partie të re politike.
“Kuvendi “Zëri për Maqedoninë”, do të jetë më 24 shkurt ditën e shtunë, në Aleksandar Pallas me fillim në ora 12. Regjistrimi i pjesëmarrësve është në ora 11 e 30. Ju bëj thirrje themeluesve dhe simpatizuesve që të jenë prezent, një pjesë e tyre tashmë kanë kthyer përgjigje pozitive”, ka shkruar Gërçeva.