Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNga EVN thonë se është sanuar pjesa më e madhe e defekteve...

Nga EVN thonë se është sanuar pjesa më e madhe e defekteve të tensionit me nivel të mesëm

EVN kumtoi se pjesa më e madhe e defekteve të tensionit të nivelit të mesëm të cilat ishin të shkaktuara nga moti i keq në pjesën jug-perëndimore të vendit janë të larguara. Ekipet e EVN Elektrodistribuimi tash punojnë në zgjidhjen e problemeve të furnizimit në pjesën tjetër të rrjetit e tensionit të mesëm dhe të ulët.

Sipas EVN Maqedoni, pa energji elektrike kanë ngelur vetëm edhe disa fshatra në viset e larta malore të cilat ishin të paarritshme për ekipet dhe ku për shkak të kushteve të motit nuk u mundësua të punohet gjatë natës. Mbi 80 për qind të konsumatorëve në rajonin i cili ishte i kapluar nga moti i keq, kanë furnizim stabil të energjisë elektrike, kumtojnë nga kompania.

Potencojnë se nga mëngjesi, është angazhuar kapaciteti maksimal nga ana e EVN Elektrodistribuimi dhe kompanive të jashtme për largim të defekteve ndërsa më intensivisht punohet në drejtimin Strugë-Jançe, që të mundësohet furnizim stabil i energjisë elektrike të banorëve të Qendrës Zhupa dhe rrethit të Rekës.

“Ekipet e EVN Elektrodistribuimi do të jenë vazhdimisht në terren gjatë gjithë ditës, që të mundësohet furnizim i pandërprerë i energjisë elektrike i të gjithë konsumatorëve të pjesës jug-perëndimore të Maqedonisë, e cila ishte e kapluar nga moti i keq”, qëndron në kumtesë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!